Secondary Adv

800 milione punetore do te zevendesohen nga makinerite deri ne vitin 2030

Share on Google+

Sipas një raporti të ri rreth 800 milionë punëtorë në të gjithë botën do të humbasin vendet e punës, pasi do të zëvendësohen nga robotë në 13 vitet e ardhshme.

 

Punët që me shumë gjasa do të ‘merren’ nga robotët përfshijnë punëtorët e fast-food-eve dhe operatorët e makinerive, ndërsa kopshtarët, hidraulikët dhe punëtorët e kujdesit për fëmijë ka më pak mundësi të zëvendësohen nga robotët.

 

Raporti, i quajtur 'Punët e humbura, punët e fituara: Ndryshimet e fuqisë punëtore në kohën e automatizimit', u krijua nga firma konsulente e menaxhimit, McKinsey. Ai vlerëson numrin dhe llojin e vendeve të punës që mund të humbasin automatizimin gjatë 13 viteve të ardhshme (deri në vitin 2030).

Raporti sugjeron që në rreth 60 për qind të vendeve të punës, të paktën një e treta e aktiviteteve mund të automatizohen. Studimi i 46 vendeve dhe 800 profesioneve nga Instituti Global i McKinsey zbuloi se një e pesta e forcës punëtore në botë do të ndikohet nga ky fenomen.

Sipas McKinsey  një e treta e fuqisë punëtore në vendet më të pasura si Gjermania dhe SHBA mund të ketë nevojë të ritrajnohet për punë të reja. Ndërsa, vendet e varfëra që kanë më pak para për të investuar në automatizim nuk do të ndikohen dhe aq shumë. 

 


Më të lexuarat